Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një postimi në facebook ka njoftuar se e mbështetë marshin për drejtësi që organizohet këtë të diel.
Në njoftim thuhet se gjithmonë kanë besuar në pafajësinë e pjesëtarëve të UÇK-së dhe në vlerat e lirisë, dhe e kanë mbështetur drejtësinë ndërkombëtare me qëllim të pastrimit të luftës së drejtë të popullit shqiptar për liri.
“Të marshosh për drejtësi, është e drejtë dhe vlerë demokratike dhe ne gjithmonë do jemi në shërbim të vlerave dhe të drejtësisë!”, thuhet në postim.