Një nga sindikatat e punëtorëve të QKUK-së ka dal me një reagim ku thuhet se është caktuar vlera e ndërrimeve të natës për infermierë prej 20 dhe 22 Euro.
Këto vlera sipas SHSPSH të QKUK-së janë të papranueshme sepse mungojnë edhe pagesat gjatë vikendeve, orëve shtesë dhe festave.
“Ne, në asnjë rrethanë nuk do të pranojmë një shumë diskriminuese si kjo dhe do t’a kundërshtojmë në çdo mënyrë duke përfshirë protestat dhe grevat”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK- së me shqetësim të madh ka pritur lajmin se sot te administratorët e klinikave të QKUK-së, është dërguar një tabelë përmes së cilës janë caktuar vlera e ndrrimeve të natës së infermierëve, me koeficient 5.3 me vlerë 20 euro dhe me koeficient 5.6 me vlerë 22 euro.
Përveç llogaritjes paushalle dhe që nuk është bazuar në ligjin e pagave, mungojnë edhe pagesat gjatë vikendeve, orëve shtesë dhe festave të cilat janë të garantuara me ligjin e punës dhe ligjin e pagave.
Ne, në asnjë rrethanë nuk do të pranojmë një shumë diskriminuese si kjo dhe do t’a kundërshtojmë në çdo mënyrë duke përfshirë protestat dhe grevat.
Kryesia e Sindikatës gjatë ditës së nesërme do të mbajë takim të jashtzakonshëm ku do të dal me qëndrim lidhur me kundërshtimin e këtij diskriminimi.
Me respekt
Kryesia e SHSPSH të Qkuk.