Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se të mërkurën e 29 marsit është nisur drejt Britanisë së Madhe për t’u konsultuar mbi dialogun Kosovë-Serbi, përcjell Gazeta Papirus.
Lajçak ka thënë se në këtë vizitë do të qëndrojë për dy ditë.
“Pas një dite intensive në Berlin dje me shumë takime në Kancelarinë, Ministrinë e Jashtme Federale dhe Bundestag, tani po shkoj në Londër për dy ditë konsultimesh mbi Dialogun”, shkroi ai.
Këto vizita të tij vijnë pas dakordimit të Kosovës dhe Serbisë më 18 për zbatimin e ankesit të planit evropian./Gazeta Papirus/