Me 29 mars të vitit 1925 vdes Bajram Curri, shkruan Gazeta Papirus.
Ai ka qenë ushtarak i Perandorisë Osmane, politikan dhe aktivist shqiptar, që luftoi për pavarësinë e Shqipërisë. Më vonë ai luftoi edhe për Kosovën dhe u bashkua në Traktatin e Londrës në vitin 1913.
Pas vdekjes ju dha titulli ‘Hero i Popullit Shqiptar’.
Ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Pejës të viteve 1899-1900, udhëheqës i lëvizjes në Kosovë dhe një nga prijësit kryesorë të Mbledhjes së Ferizajit, të korrikut 1908, ku përkrahu kërkesën për vendosjen e Kushtetutës. Ndihmoi në themelimin e klubeve e të shkollave shqipe në Kosovë dhe mbrojti alfabetin e gjuhës shqipe të vendosur në Kongresin e Manastirit.
Ishte nënkryetar i klubit “Bashkimi” të Shkupit nga viti 1908.
Në vitin 1918 u zgjodh anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe u bë një nga veprimtarët e saj kryesorë.
Në Kongresin e Lushnjës u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar, i cili e caktoi ministër pa portofol të qeverisë dhe komandant të përgjithshëm të forcave të armatosura.
Udhëhoqi veprimet ushtarake për shtypjen e lëvizjes esadiste në Shqiprinë e Mesme dhe gjithashtu bashkëpunoi me Mbretin Zog kundër lëvizjes separatiste të Republikës së Mirditës./Gazeta Papirus/