Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka nxjerrë vendim që për muajin e ramazanit, të gjithë zyrtarët që agjërojnë të punojnë një orë më pak.
Më vendimin e nxjerrë më 23 mars, Hyseni i ka obliguar drejtoritë që të mbajnë evidencë për stafin që agjërojnë.
Sipas vendimit, orari i punës do të filloj nga ora 9:00 dhe do të zgjas deri në orën 16:00.
Vendimi ka hyrë në fuqi nga data 24, dhe do të jetë në fuqi deri më datën 20 prill.