GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Presidentja greke përsëriti qëndrimin e trishtë për Kosovën: Çka thoshte Kurti për këtë çështje?

28/03/2023
në Ballina
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Greqisë u takua sot me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Beograd, një ditë pas deklaratës së saj që bëri jehonë të madhe në Kosovë. Ajo përsëri u shpreh për Kosovën, dhe përsëri deklarata është e dhimbshme. Por, çka thoshte Kurti për qëndrimin e Greqisë ndaj Kosovës?

Pas takimit të dy presidentëve i erdhi radha edhe konferencës për media. A do ta përmendte presidentja greke Kosovën, apo do të tregohej më miqësore se dje?

Fatkeqësisht, e para ndodhi.

Ajo u shpreh në mënyrë të fjalëpërfjalshme se qëndrimi i Greqisë për Kosovën “mbetet i pandryshuar” përkundër arritjes së marrëveshjes së Ohrit, asaj të Brukselit, takimeve të përzemërta të zyrtarëve grekë me Kurtin e të tjera.

“Ne mbështesim bisedimet e fundit. Qëllimi ynë është forcimi i pozitës ekonomike të Serbisë. Qëndrimi ynë për Kosovën mbetet i pandryshuar…” – tha presidentja greke Katerina Sakelaropoulou, duke e pranuar më pas se vendi i saj po përballej me presion ndërkombëtar për ta ndryshuar këtë qëndrim.

Kjo vizitë e presidentes greke në Beograd erdhi vetëm disa ditë pas vizitës që e kishte bërë kryediplomati Nikos Dendias.

Dendias kishte qenë edhe në Prishtinë në disa takime me liderët institucionalë të vendit.

Pse e gjithë kjo është e dhimbshme?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, çdo verë në dy vitet e fundit e ka nisur në ‘luksin’ e Greqisë. Ai ishte takuar me shumë e shumë zyrtarë grekë, dhe kishte lënë përshtypjen/shpresën se qëndrimi i këtij shteti mund të ndryshonte.

Por, edhe matanë fillimverës, Kurti ishte parë edhe në takime tjera me zyrtarë grekë.

Pas një mbledhjeje të qeverisë në vitin e kaluar, kryeministri Kurti, kishte thënë që Greqia “ka avancuar në diskurs” sa i përket Kosovës.

“Unë besoj që Greqia ka avancuar në diskurs, por sa jemi afër ditës kur edhe Greqia do ta njoh Kosovën nuk mund ta them tani. Unë besoj që është ministri i jashtëm grek Dendias i cili në aspektin legal e ka hapur shtegin për ndryshim të qëndrimit. Është kapërcim tektonik në ndryshim të njohjes që nuk dihet kur do të vijë,” – ishte shprehur ai.

Fatkeqësisht, nga fjalët e presidentes greke nuk duket se Greqia “ka avancuar në diskurs”.

Njohja nga Greqia ishte përmendur si një spekulim tash e shumë kohë, por fatkeqësisht nuk erdhi.

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, nuk kishte ngurruar që ta kritikonte ashpër shefin e tij partiak dhe kryeministrin Kurti në një seancë të Kuvendit pikërisht sa i përket Greqisë.

““…Përqafimi me ministrin grek është i mirëseardhur kur vjen njohja greke… Por, neve nuk na bën nder që ta lejojmë Greqinë të bëhet fuqi rajonale. Shqiptarët do të duhej të ishin fuqi. Përqafimi me ministrin grek nuk na bën nder.” – kishte thënë z. Abazi.

Kryeministri i vendit kishte qëndruar në Greqi vitin e kaluar gjatë verës për më shumë se një javë.

Tags: Albin KurtiAleksander VuçiqGreqiakosovaPresidentja greke
ShareTweetShare
Previous Post

KMDLNj: Bashkësia ndërkombëtare, penguesi më i madh i zbardhjes së fatit të të pagjeturve

Next Post

Presidentja greke nga Beogradi: S’e ndryshojmë qëndrimin për njohjen e Kosovës

Next Post
Presidentja greke nga Beogradi: S’e ndryshojmë qëndrimin për njohjen e Kosovës

Presidentja greke nga Beogradi: S’e ndryshojmë qëndrimin për njohjen e Kosovës

Lajmet e fundit

Cili është futbollisti më i mirë që Cristiano Ronaldo ka parë ndonjëherë të luajë?

Cili është futbollisti më i mirë që Cristiano Ronaldo ka parë ndonjëherë të luajë?

25/05/2025
PDK nesër mban konferencë për media

PDK nesër mban konferencë për media

25/05/2025
Kashta, sofrat, shiltet tradicionale dhe 5 mijë eurot “cash” – prapaskenat e ‘Darkës së Lamës’

Kashta, sofrat, shiltet tradicionale dhe 5 mijë eurot “cash” – prapaskenat e ‘Darkës së Lamës’

25/05/2025
Kajtazi: Thaçi dhe të tjerët kanë mungesë edhe të ushqimit në Hagë, u shërbejnë konzerva, trajtim çnjerëzor

Kajtazi: Thaçi dhe të tjerët kanë mungesë edhe të ushqimit në Hagë, u shërbejnë konzerva, trajtim çnjerëzor

25/05/2025
Osmani në SHBA flet për integrimin euroatlantik të Kosovës

Osmani në SHBA flet për integrimin euroatlantik të Kosovës

25/05/2025
Fifi pas “paragjykimeve” për projektin me Eglin: Jam duke punuar që ta sjellë në skenë siç e meriton

Fifi pas “paragjykimeve” për projektin me Eglin: Jam duke punuar që ta sjellë në skenë siç e meriton

25/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Cili është futbollisti më i mirë që Cristiano Ronaldo ka parë ndonjëherë të luajë?

Cili është futbollisti më i mirë që Cristiano Ronaldo ka parë ndonjëherë të luajë?

25/05/2025
PDK nesër mban konferencë për media

PDK nesër mban konferencë për media

25/05/2025
Kashta, sofrat, shiltet tradicionale dhe 5 mijë eurot “cash” – prapaskenat e ‘Darkës së Lamës’

Kashta, sofrat, shiltet tradicionale dhe 5 mijë eurot “cash” – prapaskenat e ‘Darkës së Lamës’

25/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.