Popullariteti i Emmanuel Macron ka shënuar një rënie në mars krahasuar me shkurtin, sipas një sondazhi të kryer nga kompania BVA për stacionin televiziv RTL.
Popullariteti i presidentit francez ka rënë në 28%, niveli më i ulët për kreun e shtetit francezqë nga nëntori 2018, fillimi i krizës së jelekëve të verdhë. E njëjta gjë vlen edhe për kryeministren Elizabeth Bourne, ku mbështetet nga vetëm 28% e popullit.
Ky është rezultati i saj më i ulët që kur ajo mori detyrën e kryeministrës në maj 2022.