GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Vetura ishte e një kosovari: Cilat janë të dhënat e reja për vrasjen në Top Channel?

28/03/2023
në Ballina, Lajme, Shqipëri
Koha e leximit:3 mins read
Detaje rrënqethëse: kush ishte roja që u vra në Top Channel?
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja vazhdojnë të bëhen publike për ngjarjen e cila tronditi Shqipërinë ditën e djeshme. Vrasja e rojës në ambientet e televizionit Top Channel.

Policia e Shqipërisë me një reagim të gjatë ka bërë të ditur se kushdo që ofron informacione për këtë rast, do të ketë shpërblim 100 mijë euro. Si rezultat i hetimeve nga njësitet e policisë në Shqipëri, janë sekuestruar të gjitha pamjet e kamerave nga ku ka lëvizur vetura me të cilën është kryer krimi.

“Autorët, pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me shpejtësi përsëri nëpërmjet rrugës që kanë ardhur, për në drejtim të Durrësit, dhe në orën 00:36 janë fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën e Kasharit. Në orën 00:55, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë marrë njoftim për djegien e një automjeti, në autostradën Durrës-Rrogozhinë, në vendin e quajtur “Përroi i Agait””, thuhet në komunikatën e Policisë së Shqipërisë.

“Nga veprimet hetimore në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 25 gëzhoja model 56, 5 predha dhe 9 copëza predhash municioni luftarak. Janë këqyrur dhe sekuestruar kamerat e sigurisë të televizionit, si dhe disa kamera sigurie të subjekteve private përrreth vendit të ngjarjes dhe në drejtimin e lëvizjes së automjetit të përdorur nga autorët. Në vendin e djegies së automjetit është këqyrur dhe sekuestruar automjeti i djegur dhe një gëzhojë model 56, e cila u gjet jashtë automjetit. Brenda automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri model AK-47, si dhe sende të tjera që lidhen me automjetin, si targa e parë e automjetit, 4 gëzhoja model 56 të plasura si pasojë e djegies etj”, bëhet e ditur më tutje.

Një detaj interesant është zbardhur për herë të parë. Vetura e tipit “Range Rover” me të cilën është kthyer krimi, i takonte një kosovari nga i cili ishte vjedhur në “Tale” të Lezhës.

“Automjeti i përdorur nga autorët është i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, i cili ka rezultuar i vjedhur më datë 10.07.2020, në fshatin Tale të Lezhës. Ky automjet i është vjedhur një shtetasi kosovar, i cili ishte me pushime në këtë zonë, ndërsa targat e automjetit “AA 456 HC”, janë kallëzuar të vjedhura më datë 31.12.2022, në qytetin e Tiranës”, thuhet në komunikatë.

Si pasojë e të shtënave me automatik, roja e Top Channel kishte mbetur i vrarë mesnatën e së dielës. Reagime të mëdha ka pasur nga politikanë, ambasada të huaja e liderë institucionesh.

Pistat e hetimit

Disa persona të kapur në pjesë të ndryshme të Shqipërisë ishin arrestuar, si persona të mundshëm se kanë lidhje me kryerjen e sulmit në Top Channel. Njëri nga të arrestuarit ishte edhe ish-dhëndri i viktimës.

Dyshimet e para ishin se ish-dhëndri ishte përfshirë në këtë ngjarje pasi më herët kishte pasur disa probleme me viktimën. Megjithatë, ai u lirua nga Policia e Shqipërisë.

Top Channel dje me një deklaratë për media, njoftoi se janë mbledhur prova të rëndësishme të cilat mund të çojnë tek zbardhja e rastit. Televizioni kombëtar në Shqipëri e ka cilësuar këtë akt si sulm terrorist.

“Top Channel, aksionerët e tij e familjarët, drejtuesit, gazetarët e autorët, nuk kanë e nuk ka qënë kurrë objektiv i ndonjë sulmi individual që prej themelimit të tij, gjithçka në këtë akt terrorist, lidhet dhe ka të bëjë vetëm me misionin e Top Channel. Ky krim i paprecedentë e akt terrorist, kërkon menjëherë reagim të përgjegjshëm e të ashpër nga Policia e Shtetit dhe institucionet e drejtësisë, për të vënë përpara përgjegjësisë autorët e vrasjes”, thuhet në reagim.

Policia e Shqipërisë kishte bërë të ditur se po hetohen disa pista, madje edhe ato që ndërlidhen me cenimin e fjalës së lirë.

Tags: shqiperiTop Channel
ShareTweetShare
Previous Post

Dërgohen në mbajtje dy persona të dyshuar për vrasje në tentativë

Next Post

AAK mban sot konferencë për medie

Next Post

AAK mban sot konferencë për medie

Lajmet e fundit

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

24/05/2025
Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

24/05/2025
A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

24/05/2025
Clark e Bildt druhen për sigurinë e Kosovës

Clark e Bildt druhen për sigurinë e Kosovës

24/05/2025
Profesionistët kritikojnë MSh-në: Plot barnatore, pak barna e farmacistë

Profesionistët kritikojnë MSh-në: Plot barnatore, pak barna e farmacistë

24/05/2025
Kurti dënon sulmin ndaj U.D të drejtorit të QKUK-së

Kriza politike: A i përçau Kurti edhe pakicat joserbe?

24/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

Gara për kryetar të Deçanit – Shkumbin Demaliaj fillon me takimet

24/05/2025
Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

Fetoshi: Komandant Remin e kam pasur cimer – nuk më ka treguar që është në UÇK

24/05/2025
A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

A e ditën shokët se ku ishin nisur në natën kritike Edmondi, Zahiri e Hakifi? Flet Arben Fetoshi

24/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.