Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar me dhimbje të thellë 147 të vrarët në masakrën e Izbicës, skt ky i kryer nga Serbia gjatë luftës së fundit në Kosovë, përcjell Gazeta Papirus.
Haradinaj tha se mizoria e forcave policore serbe nuk e ka kursyer as një fonjësh 6 muajshë, të quajtur Dafinë, eshtrat e së cilës janë mbajtur për 18 vite në Serbi.
Tutje, i pari i AAK-së tha se e gjithë kjo dëshmon se Kosova e ka siguruar lirinë e saj me plot vuajtje dhe sakrifica.
Postimi i plotë i tij:
“24 vjet më parë, ngjau një ndër masakrat më të mëdha të kryera nga forcat serbe gjatë luftës. Më 28 mars 1999, në fshatin Izbicë forcat ushtarake e policore të Serbisë, vranë mizorisht 147 shqiptarë të pafajshëm. Atë ditë, armiku nuk kurseu as gratë, fëmijët e pleqtë – as Dafinën 6 muajshe, eshtrat e së cilës u mbajtën për 18 vjet në Serbi.
Masakra e Izbicës e shumë të tjera që kanë ndodhur në tokën tonë, janë një dëshmi e rrugës tonë drejt lirisë, një rrugë plot vuajtje e sakrifica.
Sot, kujtojmë të gjithë ata që humbën jetën në këtë masakër, duke nderuar sakrificën e tyre, e cila u bë themel i lirisë që e gëzojmë sot.
Lavdi!”/Gazeta Papirus/