Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë publike përditësimin lidhur me rastet aktive dhe të reja me Covid-19, përcjell Gazeta Papirus.
Gjatë ditës së djeshmë, sipas raportit të IKSHPK-së, janë bërë 26 testime, ku 3 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast me fatalitet dhe janë konfirmuar 25 raste si të shëruar.
Aktualisht numri i personave të infektuar me Covid-19 në Kosovë është gjithsej 112 dhe nuk vlerësohet si shifër alaramante, bazuar në numrin e testimeve të realizuara dhe në raportin testime/raste pozitive./Gazeta Papirus/