Kek me mollë dhe rrush të thatë. I përkryer për të ëmbëlsuar ditën tuaj!
Përbërësit
Udhëzimet
- Në fillim vendosim rrushin e thatë në një enë të vogël me ujë të ftohtë, që të zbutet.
- Më pas, në një tas të madh, rrahim me mikser të verdhat e vezëve së bashku me sheqerin, vaniljen, kanellën dhe lëkurën e portokallit të kaluar në rende, derisa të formohet një masë kremoze.
- Shtojmë me radhë qumështin, miellin, pluhurin pjekës, gjalpin dhe vazhdojmë përzierjen në mikser, derisa masa të njëtrajtësohet.
- Rrahim veç të bardhat e vezëve dhe i përziejmë me kujdes me një lugë në brumin që përgatitëm më parë. Në fund shtojmë edhe rrushin e thatë, lajthitë dhe mollën e prerë në kube.
- E përziejmë mirë masën dhe e vendosim në një tavë keku 25×25 cm, të cilën e kemi lyer fillimisht me gjalpë dhe miell.
- E pjekim në furrë të ngrohur më parë, për 45 minuta në temperaturë 170 gradë.
- Përpara se ta shërbejmë, e lëmë të paktën 30 minuta që të kullojë dhe të ftohet.
- Ju bëftë mir!