Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Erion Braçe tha se sulmi ndaj Top Channel është më i egri ndaj një mediaje në Shqipëri, përcjell Gazeta Papirus.
Ai tha se ky sulm është më i rëndi i shënjuar ndonjëherë ndaj një themeluesi të medias, në këtë rast ndaj medias më të madhe në Republikën e Shqipërisë.
Braçe shtoi se liria e Top Channel nuk është liria e një ndërmarrjeje private, por liria e shprehjes së secilit në vend.
Postimi i plotë i tij:
“SULMI ME ARME NDAJ TOP CHANNEL ESHTE JO THJESHT KRIMINAL,
POR ME I EGRI NDAJ NJE MEDIAJE NE SHQIPERI!
Duke patur te shenjuar ne mendje, humbjen e tmerrshme dhe ende te pazbardhur te THEMELUESIT TE MEDIAS ME TE MADHE NE VEND, sulmi i sotem eshte edhe me i rende!
Nuk eshte nje ngjarje banale apo e lidhur me arsye banale e gjitha kjo!
Liria e Top Channel nuk eshte LIRIA E NJE NDERMARRJEJE PRIVATE, por eshte LIRIA E SHPREHJES E SECILIT NE KETE VEND!
Ndaj secili sot duhet te dije AUTORET DHE QELLIMIN E TYRE dhe pergjigjen duhet ta jape shteti;
Ai eshte nje nder garantet e lirive tona!
MBESHTETJE MAKSIMALE POLICISE SE SHTETIT PER TE BERE DETYREN DERI NE FUND, ZBULIMIN E VENIEN PARA PERGJEGJESISE TE AUTOREVE; TANI, SA ME PARE!
Ngushellime pa fund per humbjen e jetes se punonjesit ne detyre; ngushellime familjes se tij!
Solidaritet me TOP CHANNEL, cdo gazetar, cdo punonjes te tij!
Patjeter qe jeta juaj vjen e para, POR LIRIA ESHTE CESHTJE E JONA!
KURAJO!”/Gazeta Papirus/