Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar ashpër pas deklaratës së Presidentës së Republikës së Greqisë, se kjo e fundit nuk do ta njohë Kosovën, përcjell Gazeta Papirus.
Molliqaj tha se në marrëveshjen e Ohrit Kosovës i është premtuar se të paktën Greqia do ta njohë autonominë e Kosovës, si kusht për të arritur këtë marrëveshje, por as kjo nuk po realizohet.
Ai shtoi se përveç obligimeve dhe autonomisë së dyfishtë, Kosova nuk ka përfituar asgjë nga marrëveshja me Serbinë.
Postimi i plotë i tij:
“Le që s’po na njohin të gjitha 5 shtetet e BE-së, por as Greqia që krejt n’fund na u premtua, për t’na e shitur marrëveshjen.
Qeveria dhe mbështetësit e marrëveshjes duhet të japin llogari. Çka po fiton Kosova nga kjo marrëveshje?
Veç obligime. Asgjë tjetër.
Autonomi e dyfishtë, me vetëqeverisje për serbët e eksterritorialitet për Kishën Ortodokse Serbe.”/Gazeta Papirus/