Në vitet 90-ta të shekullit të kaluar, Serie A kishte statusin e ligës më të preferuar të futbollistët.
Nga Diego Maradona e Ruud Gullit deri te Marco Van Basten luajtën në Itali. Pothuajse i gjithë ekipi kombëtar gjerman, kampioni i atëhershëm botëror, luajti në Itali dhe klubet italiane dominonuan skenën evropiane të futbollit në ato vite.
Megjithatë, në 15 vitet e fundit, anglezët dhe spanjollët kanë marrë primatin, ku tashmë liga italiane bije në pozitën e tretë. Por gjërat mund të ndryshojnë në mënyrë drastike nga sezoni i ardhshëm dhe të kthehet në gjendjen si më parë.
Domethënë, ligji i ri për taksat për të ardhurit në Itali mund të bëhet një lehtësim i madh për klubet italiane, sepse parashikon një reduktim të ndjeshëm të taksave mbi të ardhurat për të gjithë të huajt që punojnë në atë vend.
Pak ditë më parë, Italia miratoi një ligj të ri që rregullonte shumën e tatimit për të huajt që punonin në Itali. Ky është një ligj i ngjashëm me atë që në Spanjë quhet “Ligji Beckham” dhe që në vitin 2003 i mundësoi Realit të blinte David Beckhamit për një shumë më të vogël parash se sa do të ishte rasti pa një ligj që lejon lehtësime tatimore. Ky veprim shënoi fillimin e krijimit të Galacticos.
Sipas kushteve të këtij ligji, një lojtar që vjen në Itali do të paguajë vetëm për gjysmën e të ardhurave të tij.
Me fjalë të tjera, një lojtar që fiton 10 milionë euro do të tatimohet vetëm për pesë milionë euro, që do të thotë se shtetit do të duhet t’i takojnë vetëm 2.15 milionë, e cila është pothuajse dy herë më e ulët se në Spanjë dhe Angli.
Nëse marrim parasysh se lojtarët marrin një pagë neto dhe taksat trajtohen nga klubet, kjo do të thotë se kostoja e klubeve do të reduktohet edhe më tepër.
Megjithatë, ka dy kushte. Lojtarët dhe trajnerët që dëshirojnë të vijnë në Itali duhet të nënshkruajnë një kontratë për të paktën dy vjet dhe 0.5% të shumës së tatueshme, duhet ta paguajnë menjëherë në llogarinë e shtetit. Këto para do të përdoren si një investim për qendrat e trajnimit, stadiumet dhe shkollat rinore.
Nuk dihet ende kur ligji do të hyjë në fuqi, por supozohet se do të jetë në janar të vitit 2020.