Është raportuar për shtënie me armë zjarri në Rezallë të Skenderajt.
Sipas raportit të policisë, thuhet se të dielën një person ka raportuar për shtënie me armë zjarri, shkruan arbresh.info.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.
Sipas dëshmitarit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, por nuk e din se kush ka shtënë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.