Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast që ka ndodhur në Hajvali, ku dy familje janë përleshur mes vete.
Si pasojë e kësaj, një person ka mbetur i plagosur.
Policia e Kosovës, nga vendi i ngjarjes, ka sekuestruar tre gëzhoja dhe një fishek të pa shkrepur.
Përveç këtyre, PK’ja, ka sekuestruar edhe një revole e cila dyshohet së është përdorur në rast.
Pos sekuestrimeve, PK’ja ka njoftuar edhe për të arrestuar.
Ky rast, raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së djeshme.
‘‘Hajvali 26.03.2023 – 16:00-16:30. Është raportuar për një përleshje në mes të dy familjeve, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja dhe një fishek të pa shkrepur. Një i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kryer plagosjen, është lokalizuar. I njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në spital pasi që ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari mbetet i shtrirë në spital nën sigurimin e policisë. Revolja e cila dyshohet se është përdorur në rast, dhe një karikator pa fishek janë sekuestruar. I dyshuari tjetër mashkull kosovar i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt. I dyshuari i tretë mashkull kosovar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet’’, ka njoftuar PK’ja në raportin e saj të përditshëm.