Ilir Gashi, zyrtar i PDK-së dhe njëherësh anëtar i kësaj partie në KQZ, ka thënë se pret që edhe tri ligje të rrëzohen nga Kushtetuesja, pasi kjo Gjykatë e shpalli të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial.
Gashi ka shkruar se presin fitore edhe për ligjin për zyrtarët publik, energjinë dhe atë për byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
“PDK, e bindur në drejtësi, po fiton të gjitha rastet për të ndalur pushtetin autoritar të Kurtit”, ka shkruar Gashi.
Postimi i plotë i tij: