Njohësi i çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa thotë se rritja e çmimit të energjisë elektrike do të ndikojë në rritjen e çmimeve të produkteve bazë.
Bellaqa në një prononcim për GazetaBlic thotë se, me këtë rritje të shportës familjare jeta e qytetarëve do të jetë e papërballueshme
“Rritja e çmimit të energjisë elektrike prej 15% nga ZRRE-ja do të ndikojë në rritjen e çmimeve të produkteve bazike dhe do të rritet kostoja e jetës ku do të ndikonte në shporten ushqimore në ekonominë familjare. Kjo do të reflektonte edhe në rritjen e
kostos tek bizneset prodhuese dhe shërbyese. Në rritjen e shpenzimeve vartëse, ku për konsumatorët dhe ekonomitë familjare do të ishte e papërballueshme”, tha Bellaqa.
Bellaqa paralajmëron se ashtu siç ka ndodhur më herët, bizneset do të rrisin çmimet e tyre.
Sipas Bellaqës, Qeveria duhet të marrë menjëherë hapa në lidhje me këtë çështje sepse jeta e qytetarëve nuk duhet të përkeqësohet.
“Ndërsa bizneset, veçanërisht bizneset tregtare, do të rrisin edhe më shumë çmimet e tyre, siç kanë bërë në të kaluarën dhe deri më tani, prandaj ekzekutivi i vendit në këtë rast, si një autoritet që ka mandatin e popullit, do të duhet të ndërhyjë se jeta e konsumatorit dhe qytetarit në aspektin ekonomik dhe biznesi nuk duhet të përkeqësohet, tregu dhe ekonomia duhet të kontrollohen dhe rëndësia e këtyre politikave favorizuese me politikat e çmimeve në sektorin e energjisë dhe të ketë investime në sektor në atë të mesëm”, tha Bellaqa.
“Ashtu siç e ka mbështetur gjatë vitit të kaluar dhe po e mbështet duke subvencionuar kategoritë që kanë kursyer energjinë elektrike, në ditët në vijim duhet të mbështetet një projekt nga ekzekutivi shumë i qëllimshëm për të vazhduar këtë mbështetje duke gjetur mënyra dhe modalitete të balancuara dhe duhet të ketë çmime të balancuara dhe të arsyeshme me faktin se dimri ka kaluar dhe tani është koha kur jeta ekonomike ringjallet dhe aktiviteti ekonomik rritet”, shtoi Bellaqa.
Bellaqa thotë se rritja e energjisë elektrike në këtë fazë nuk duhet të ndodhë, sepse jemi në krizë ekonomike dhe kjo vështirëson edhe më shumë jetën e qytetarëve.
“Prandaj, duhet të mbështetet edhe në kushtetutën e republikave që duhet mbrojtur jeta e konsumatorit dhe në ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës, për mbrojtjen e jetës së konsumatorit është jetike dhe e dashur që të mos lejojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike në këtë fazë sepse jemi ende si shoqëri në vështirësi ekonomike dhe me shpenzime makroekonomike që duhet përmisuar në mënyrë të tillë që brenda ditëve apo gjatë këtij viti të ketë rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto (BPV) të përkthehet në mirëqenie ekomonike”, tha Bellaqa për GazetaBlic.