Kryekuvendari i Serbisë, Vlladimir Orliq, ka përdorur protestat e djeshme të PSD-së për të treguar sipas tij pse ka rëndësi Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Ai ka thënë se ato protesta janë dëshmi e rëndësisë së themelimit të Asociacionit.
Orliq u shpreh se Asociacioni mund të jetë një problem i madh për kryeministrin kosovar, Albin Kurtin.
“Në bazë të ngjarjeve të djeshme, por jo vetëm atyre, ne mund ta kuptojmë më mirë rëndësinë e Asociacionit dhe se çfarë lloj trazirash mund të shkaktojë një ngjarje e tillë në politikën e Prishtinës dhe te vetë Albin Kurti,” – u shpreh kryetari i Asamblesë Kombëtare të Serbisë, përcjell Kosovo-Online.
“Dhe pastaj këtu dikush thotë se Asociacioni s’është në interesin e serbëve, se nuk është diçka e rëndësishme. Aty duan t’i vënë flakën Kurtit (për shkak të Asociacionit), i thonë se do ta qëllojnë me mollotov. Dhe kjo është përgjigja më e mirë, nëse Asociacioni është me rëndësi apo jo,” – u shpreh ai.