Angelina Jolie kaloi tre orë duke biseduar me miliarderin David Mayer de Rothschild, ndërsa ishin në një takim dreke në Malibu, Kaliforni.
Në fotot e siguruara nga Page Six, ylli i “Maleficent”, 47-vjeçe, shihej duke buzëqeshur teksa dilte nga pika e famshme Nobu me 44-vjeçarin.
Për daljen, Jolie kishte veshur një fustan të zi elegant me prerje që i tregonin linjat trupore.
Ajo e kombinoi dukjen me një palë taka të zeza dhe syze dielli.