Është kthyer ora verore. Akrepat e orës shkuan 60 minuta para të dielën e fundit të këtij Marsi.
Ndërrimi ndodhi në orën 2:00 pas mesnatës, ku akrepat lëvizën dhe ora shënoi 3:00. Kjo orë do të na shoqërojë deri të dielën e fundit të Tetorit ku akrepat do të shkojnë sërish 60 minuta pas.
Me orën e re dita do të jetë më e gjatë. Ndryshimi i orës u prezantua në vitin 1916, gjatë Luftës së Parë Botërore nga Gjermania dhe aleatët e saj në atë kohë, me qëllim që të kursenin përdorimin e qymyrit.
Në Europë, Komisioni Europian e hoqi detyrimin për vendet anëtare për të ndryshuar orën, një vendim që duhet të hynte në fuqi në vitin 2021, por për shkak të pandemive dhe mjaft burokracive, vendimi nuk ka marrë ende fuqi ligjore.
Sipas vendimit, secili vend do ta vendosë në mënyrë të pavarur nëse do ta ndryshojë apo jo orën.