Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka komentuar protestën e PSD-së kundër Asociacionit, e cila do të mbahet sot në ora 14:00.
Ajo ka bërë me dije se marrëveshja e Ohrit nuk i cenon interesat e Kosovës.
Në një konferencë për media, ajo ka vlerësuar se asnjëherë më parë Kosova nuk është përfaqësuar më mirë se tani në procesin e dialogut me Serbinë.
“Unë vlerësoj se Kosova asnjëherë nuk ka pasur një kryeministër, i cili mbron në mënyrën më të mirë të mundshme interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kryeministri i ka bërë publike pikëpamjet e tij dhe të qeverisë. Ne konsiderojmë se asnjëherë më parë nuk ka pasur një përfaqësim më të dinjitetshëm të Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.
Ajo ka kritikuar qeveritë e kaluar duke thënë se ato kanë bërë kompromise të dëmshme për Kosovën.
“Por, siç e dini në të kaluarën kemi pasur situata kur interesat e shtetit nuk janë përfaqësuar drejt dhe denjësisht, prandaj edhe kemi pasur koncesione të shumta pasojat e të cilave po i vuajmë sot. Kryeministri ka bërë zgjidhjen e duhur dhe sigurisht që ka pasur qëndrime në raport me asociacionin apo planin e BE-së. Nuk konsiderojmë se po cenohen interesat e Republikës së Kosovës dhe konsiderojmë që po cenohen interesat e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ajo.