Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Albin Kurti ka pritur në zyren e tij kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit, Sladjana Pantić.
“Zgjedhjet e lira dhe të drejta, e pluralizmi politik janë parakusht i demokracisë. Në zgjedhjet e prillit të këtij viti në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, qytetarët kanë mundësinë të krijojnë zë të fuqishëm përmes përfaqësuesve të zgjedhur e të jenë pjesë e vendimmarrjes. Kështu qytetarët tregojnë fuqinë e tyre brenda një shteti demokratik si Kosova”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Tutje thuhet se pjesëmarrja e jo bojkoti i kontribuon edhe zhvillimit të demokracisë edhe adresimit të nevojave të komunitetit.