GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Vazhdojnë radhët për viza para ambasadave

25/03/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Vazhdojnë radhët për viza para ambasadave
Share on FacebookShare on Twitter

Përkundër që Kosova është afër liberalizimit të vizave, shumë qytetarë po vazhdojnë t’u drejtohen ambasadave të huaja për t’u pajisur me vizë.

Gjatë javës, Ekonomia Online ka qëndruar para Qendrës së Aplikimit për Vizë në Prishtinë, ku merren vizat zvicerane dhe britanike. Aty, qindra qytetarë kërkuan lloj-lloj vizash. Disa për bashkim familjarë e disa për vizita.

Vizë për vizitë tek vëllai i tij kërkoi edhe Shkëlqim Bllaca nga Podujeva.

“Kam aplikuar të enjten e mora sot, ama kam pas vizë urgjente me letra të mjekut. Jam duke shkuar për një vizitë tek vëllai në Zvicër”.

Edhe Latif Krasniqi, së bashku me bashkëshorten e tij, gjatë javës kërkuan për t’u pajisur me vizë për në Zvicër. Thotë se atje e kanë djalin e tyre.

“Kam aplikuar për në Zvicër, e kam djalin atje. Më herët kemi pas vizë për tri vjet, tash e kërkuam për pesë vite, ndoshta na japin”, thotë Krasniqi.

E njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, migrimin po e konsideron si “trend” shqetësues në shoqërinë tonë. Ai për Ekonomia Online thotë se krahas të papunëve, ka filluar të humb edhe shpresa për të jetuar në Kosovë.

“Migrimi apo ikja e të rinjve nga Kosova është një fenomen shqetësues që ka kaluar në trend, në këtë drejtim duhet të thuhet e vërteta që nga Kosova nuk po ikin vetëm të papunët apo rastet sociale. Janë disa kategori të njerëzve që po ikin, janë të papunë, për bashkim familjarë dhe e treta që është shumë shqetësuese është fakti se po humb shpresa se në Kosovë mund të jetohet. Besoj se është koha kur duhet të trajtohet ky fenomen”, thotë ai.

Që të ndalet ky fenomen, sipas Gërxhaliut duhet të ketë stabilitet politik dhe ekonomik.

“Është e vërtetë që stabiliteti politik është prioritet që duhet të arrihet dhe pa stabilitet politik nuk ka zhvillim ekonomik, dhe nëse nuk kemi zhvillim ekonomik atëherë humb edhe perspektiva, prandaj është një fenomen që duhet të trajtohet dhe nuk duhet të anashkalohet e as të neglizhohet. Kush mund të garantojë që në vitin 2030 apo 2035 në Kosovë do të ketë 800 mijë banorë nëse vazhdohet me këtë ikje ku brenda vitit në mënyrë legale e braktisin Kosovën afër 60 mijë veta”.

Tags: AmbasadaEkonomisti Safet GërxhaliuSafet Gerxhaliuviza
ShareTweetShare
Previous Post

Zjarri në Pejë/Kelmendi: Hyra që ta fikja zjarrin, gati pësova edhe vetë

Next Post

Zjarri në Pejë/ Rritet numri i të lënduarve

Next Post
Zjarri në Pejë/ Analisti i tmerruar: Emergjencat dhe zjarrfikësit duhen të zhvillohen më shumë

Zjarri në Pejë/ Rritet numri i të lënduarve

Lajmet e fundit

Sekretari i KiE tregon kriteret që duhet t’i përmbush Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare

Sekretari i KiE tregon kriteret që duhet t’i përmbush Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare

18/05/2025
Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

18/05/2025
Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

18/05/2025
Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

Maqedonia varet shumë nga importi i mishit

18/05/2025
Rama për mbeturinat në Prishtinë: Që nga e hëna shërbimi do të rikthehet në normalitet

Rama për mbeturinat në Prishtinë: Që nga e hëna shërbimi do të rikthehet në normalitet

18/05/2025
OVL-UÇK letër Grenellit për Specialen: U shndërrua në një armë politike, është një gjueti shtrigash

OVL-UÇK letër Grenellit për Specialen: U shndërrua në një armë politike, është një gjueti shtrigash

18/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Sekretari i KiE tregon kriteret që duhet t’i përmbush Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare

Sekretari i KiE tregon kriteret që duhet t’i përmbush Kosova për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare

18/05/2025
Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

Çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision?

18/05/2025
Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

Spahiu: Të mos zvarritet mosformimi i institucioneve, këtë e duan edhe shtetet aleate

18/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.