Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se askush nga trupi diplomatik nuk duhet të ndihet fajëtor për atë që ndodhi më 24 mars të vitit 1999. Megjithatë, s’dihet nëse kjo është reagim ndaj ambasadorit amerikan, Christopher Hill, në lidhje me deklaratat që i bëri sot.
Reagimin e tij, Kurti duket ta ketë bërë gjatë organizimit për 24-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.
Në fund të fjalimit të tij, Kurti ka deklaruar si vijon: “Askush nuk duhet të ndihet i turpshëm apo fajtor në mesin e trupit diplomatik, qofshin amerikan apo evropian apo tjetër, as në Prishtinë e as në Beograd. Vuajtja njerëzore e Kosovës është e vërteta historike e Serbisë. 24 marsi është një ditë e madhe, çdo vit, andaj, të gjithëve dhe për të gjithë: Gëzuar dhe kënaquni!”
Ndërkohë, sot ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill, u ka shprehur ngushëllime familjeve të të vrarëve gjatë viteve të nëntëdhjeta, përfshirë rastet e të vrarëve nga sulmet ajrore të NATO-s.
Ai ka thënë se populli serb nuk do ta harrojë kurrë atë “kohë të tmerrshme” dhe as që duhet ta harrojë.
“Ua shpreh ngushëllimet e mia personale familjeve të atyre që e humbën jetën gjatë luftërave të viteve të nëntëdhjeta, përfshirë ato si rezultat i fushatës ajrore të NATO-s. E di se populli serb nuk do ta harrojë kurrë atë kohë të tmerrshme dhe as që duhet (ta harrojë)”– shkroi Hill në Twitter.
I’ve dedicated my life to diplomacy – to finding diplomatic solutions to seemingly intractable problems. In the course of my career, I’ve learned that sometimes diplomacy fails. When it does, the results can be tragic. (1/4)
— Ambassador Christopher R. Hill (@usambserbia) March 24, 2023