Presidenti i Serbisë së Bashkuar, Dragan Markoviq Palma, tha sot, me rastin e përvjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s, se Tribunali i Hagës konfirmoi se agresioni i NATO-s kundër Republikës Federale të atëhershme të Jugosllavisë ishte në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare, transmeton Gazeta Papirus.
Në një deklaratë me shkrim, Markoviq deklaroi se arsyeja e supozuar për bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ) në vitin 1999 ishte rasti “Reçak”, i cili ishte pjesë e aktakuzës kundër disa zyrtarëve të lartë të RFJ-së, por se prokurori hodhi poshtë atë pjesë të aktakuzës.
“Tribunali i Hagës pranoi se nuk ka pasur masakër në Reçak, ashtu si pala serbe këmbënguli se pretendimet e Prishtinës për masakrën e civilëve në Reçak ishin një gënjeshtër e pastër, por se ishte një konflikt me pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës terroriste”, ka thënë Markoviq.
Ai shtoi se Tribunali i Hagës shqyrtoi rastin “Rambuje” në rastin e Millutinoviqit dhe të tjerëve, dhe arriti në përfundimin se delegacioni i RFJ-së erdhi në Rambuje me mirëbesim për të arritur një marrëveshje dhe se nuk ishte përgjegjës për dështimin e negociatave në Rambuje, shkruan Danas.
“Nëse edhe Tribunali antiserb i Hagës nuk e ka pranuar se Serbia ka qenë fajtore për Reçakun dhe Rambujenë, atëherë është e qartë se ligji ndërkombëtar as atëherë, as më parë, as sot nuk ka qenë, as nuk është dhe as nuk do të jetë në praktikë“, theksoi Markoviq./Gazeta Papirus/