Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mirëpritur marrëveshjen e arritur gjatë bisedimeve të mbajtura në Republikën e Maqedonisë së Veriut për zbatimin e planit të mbështetur nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Lana Nusseibeh, Ndihmës Ministrja për Çështjet Politike dhe Ambasadore dhe Përfaqësuese e Përhershme e Emirateve të Bashkuara Arabe në OKB, vlerësoi marrëveshjen e zbatimit, duke theksuar se ajo përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të paqes dhe sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare, transmeton Klan Kosova.
Në këtë drejtim, ajo theksoi mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe për të drejtën ndërkombëtare, veçanërisht respektimin e sovranitetit të shteteve, mosndërhyrjen në punët e brendshme dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.
Tutje, ajo vlerësoi rolin e Bashkimit Evropian në lehtësimin e marrëveshjes së zbatimit, duke nënvizuar gatishmërinë e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbështetur këtë proces të mbështetur nga BE-ja. Shkëlqesia e saj theksoi gjithashtu rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për avancimin e diplomacisë dhe dialogut.
Nusseibeh vuri në dukje se Emiratet e Bashkuara Arabe gëzojnë marrëdhënie të rrënjosura me Serbinë dhe Kosovën dhe se mezi pret të forcojë bashkëpunimin për arritjen e interesave të përbashkëta.
Emiratet e Bashkuara Arabe, deklaroi Shkëlqesia e Saj, pohon aspiratën e saj që marrëveshja të ketë sukses, duke kontribuar kështu në stabilitetin rajonal dhe duke rritur prosperitetin dhe zhvillimin për popullin e Serbisë, Kosovës dhe të gjitha kombeve të Ballkanit Perëndimor.