Patrik Klajvert, një ish-lojtar i Barcelonës, është ende shumë i vetëdijshëm për gjithçka që e rrethon klubin katalanas. Ai dha një intervistë për faqen e internetit “Barça Blaugranes”, në të cilën shqyrtoi çështje të ndryshme aktuale, duke shfrytëzuar rastin për të bërë disa rekomandime për ta forcuar skuadrën sezonin e ardhshëm.
Holandezi vuri në dukje emrat e portugezit Gonzalo Ramos, golashënuesi 21-vjeçar i Benfika-s, dhe Roberto Firminjo, sulmuesin 31-vjeçar të Liverpull-it, si nënshkrime ideale për të pasur më shumë alternativa në repartin e përparmë. Sipas tij, sulmuesi polak nuk duhet të ketë aq shumë ngarkesë ndeshjesh si në sezonin aktual.
“Duhet të jetë patjetër një sulmues, sepse pas Lewandowskit duhet të kesh një zëvendësues të tij. Më pëlqen shumë Gonzalo Ramos, ka bërë një punë shumë të mirë për kombëtaren e Portugalisë dhe gjithashtu te Benfika. Mendoj se ai do të ishte një lojtar shumë interesant për Barcelonën. Pjesa tjetër e skuadrës është mirë, nëse të gjithë lojtarët aktualë qëndrojnë,” tha mes tjerash Klajvert.