Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka paralajmëruar një fjalim të fuqishëm në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Abazi mes tjerash ka thënë se Kurti gjatë ditës së sotme ka bërë “eskivime” në seancën që po mbahet për dialogun sot.
“KM Kurti sot gjatë gjithë ditës ka bërë eskivime nga seanca e Kuvendit për dialogun dhe marrëveshjen. Sikur paska diçka më të rëndësishme se sa Kuvendi i Republikës në përcaktimin e drejtimit për të ardhmen e shqiptarëve të Kosovës. Ka një hall të madh me fjalimin tim po duket, po supozoj nga përvoja e kaluar. Demokracia nuk është ikje nga ballafaqimi i argumenteve, as edhe tentim për të kontrolluar listën e folësve. Do të kthehemi në ora 16:15, unë jam në listën e folësve, le të shohim nëse edhe sot institucioni më lartë i vendit do të jetë në shërbim apo do të lejojë fjalën e lirë të përfaqësuesve”, ka shkruar Abazi ne Facebook.