Partia Social-demokrate ka ndërmarrë një aksion ditën e enjtë, duke akuzuar kryeparlamentarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën për dyfytyrësi, përcjell Gazeta Papirus.
Aktivisti i kësaj partie, Zgjim Hyseni ka shpërndarë një fotografi të makinës zyrtare të kryeparlamentarit Konjufca me mbishkrimin “Edhe ksi edhe asi”.
Aktivisti i PSD-së tha se ky aksion është ndërmarrë për të treguar se qëndrimet e Konjufcës nuk janë stabile.
Postimi i plotë i tij:
“Ky është Glauku i shpërfytyruar.
“Edhe ksi edhe asi”: kjo është parrulla që kemi shkruar në njërin nga xhipat e Glauk Konjufcës.
Kështu lexohen qëndrimet e tij. Pasi ta degjosh deklarimin, përmbyse atë dhe kështu del e vërteta e tij. Ky është Glauku i shpërfytyruar.”/Gazeta Papirus/