Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në raportimin e tij para deputetëve në Kuvendin e Kosovës ka thënë se që nga 9 shtatori kur është prezantuar drafti fillestar i propozimit franko – gjerman është hyrë në format të ri të dialogut Kosovë – Serbi.
Kryeministri Kurti tha se aleatët ndërkombëtarë kanë vendosur kornizë strikte ndaj të dyja vendeve në mënyrë që siç tha ai, të arrihet një siguri kolektive dhe paqe në Ballkanin Perëndimor.
“Aleatët tanë kanë vendosur një kornizë me kushte strikte ndaj nesh dhe Serbisë në mënyrë që ti lëmë mbrapa dallimet si prioritet të parë në kontekstin e caktuar për ti ndihmuar strategjikisht interest të tyre për një siguri kolektive dhe paqe në Ballkanin Përëndimor, një gjë të tillë unë nuk kam shumë shpresë”, tha ai.
Tutje Kurti theksoi se parvarësisht se Serbia është që t`i japë fund mosmarrëveshjeve me Kosovësn, ai u shpreh skeptik në këtë pikë.
Madje ai theksoi se “nuk do t`i besojë plotësisht Serbisë për këtë”.
“Procesi i ri ka sjellë një marrëvshjet të re dhe një hapje të re drejt rezultatit përfundimtar. Serbia ka pranuar ta trajtojë Kosovën si anëtare të barabartë të Bashkësisë Ndërkombëtare. Me marrëveshjen Serbia është zotuar gjithashtu që të mos kërcënojë me pëtrdorimin e forcës dhe t`i japë dhe ti japë fund mosmarrëveshjeve me mjete paqësore. Ajo e ka pranuar atë meqenëse unë ende nuk do ti besoj plotësisht Serbisë për këtë”, shtoi Kurti./teve1.info./