GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Haradinaj e quajti Kurtin mashtrues, e kritikoi për qeverisjen dyvjeçare

23/03/2023
në Ballina
Koha e leximit:2 mins read
Haradinaj e quajti Kurtin mashtrues, e kritikoi për qeverisjen dyvjeçare
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kritikuar qeverisjen dyvjeçare të kryeministrit Albin Kurti, ndërsa e quajti mashtrues.

Kreu i AAK-së në një konferencë për media kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të implementojë sa më parë marrëveshjen franko-gjermane.

Haradinaj theksoi se kryeministri Albin Kurti me qeverisjen dyvjeçare ka hyrë në luftë me të gjithë, duke përfshirë edhe kategorinë e lirisë, duke mos i përkrahur me pagën minimale.

“Në dy vite të qeverisjes, Kurti, sipas meje ishte në luftë me të gjithë, por që përfundoi në luftë me vetveten. Kurti i shpalli luftë të gjithëve, si fillim i shpalli luftë kategorive të lirisë duke mos i përkrah me pagën minimale, i shpalli luftë të punësuarve në sektorin publik duke mos i përkrah me rritje pagash, i shpalli luftë të gjithë sipërmarrësve duke mbajt peng buxhetin e Kosovës dhe duke ndal investimet kapitale. E vazhdoi duke i shpall luftë komuniteteve etnike në Kosovë, e po ashtu edhe aleatëve tonë”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, nga kjo qeverisje jo vetëm që është lodh qytetari i vendit, por edhe aleatët tanë, ata më besnik e tradicional.

“…Dhe ka arritur t’i lodh ShBA-në të cilët për një vit nuk pranojnë zyrtarët të kësaj qeverie në Washington”, tha ai.

Haradinaj po ashtu kërkoi nga kryeministri Kurti që të filloj implementimin e marrëveshjes me seriozitet, pasi siç u shpreh ai situata në vend është shumë serioze, raporton Telegrafi.

Ai tha se Qeveria e Kosovës nuk duhet të bëj eksperimente me obligimet që ka marr për të implementuar marrëveshjen franko-gjermane.

Haradinaj më tej e quajti Kurtin mashtrues për qeverisjen dyvjeçare, por tha se si AAK mbështesin Propozimin franko-gjerman.

“Ne e ndajmë qeverisjen Kurti, vlerësimin tonë për Kurtin si mashtrues… propozimin franko-gjerman që është dhe amerikan ne e përkrahim…Nuk guxojmë në asnjë variant mos me qenë serioz në implementim të marrëveshjes. Pra, Kosova nëse vonohet, nëse eksperimenton, nëse humb kohë do të na thellohen pasojat që veç ekzistojnë, izolimi ynë i brendshëm, vështirësitë në veri dhe në planin e sigurisë mungesa e një marrëdhënie kontraktuale të Kosovës me aleatët e Kosovës, në këtë rast me NATO-n. Ju e dini nesër shënojmë 24 marsin e vitit 1999, imagjinoni Kosovën pa aleatët e vet, andaj i bëj thirrje që të jemi serioz”, ka thënë ndër të tjera kryetari i AAK-së. /Telegrafi/

Tags: Albin KurtiPlani franko-gjermanRamush Haradinaj
ShareTweetShare
Previous Post

Parlamenti Evropian do të votojë për raportin për Serbinë në mes të majit

Next Post

Kurti: Nuk do t`i besoj plotësisht Serbisë sa i përket marrëveshjes së Ohrit

Next Post
Kurti: Nuk do t`i besoj plotësisht Serbisë sa i përket marrëveshjes së Ohrit

Kurti: Nuk do t`i besoj plotësisht Serbisë sa i përket marrëveshjes së Ohrit

Lajmet e fundit

Azemi: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve

Azemi (LDK): I pari e kam shpalosur garën time për Ferizaj – s’ka ndryshuar asgjë

21/05/2025
“Kam me të vra”, dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim gjakovari që kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij

Dy persona në paraburgim për marrje ryshfeti

21/05/2025
Parashikimi i motit për sot

Më shpesh intervale me diell ditëve të ardhshme, temperatura deri në 25C e 26C

21/05/2025
ZPS për dëshmitarin e radhës: Ka qenë i ndaluar dhe është rrahur nga pjesëtarët e UÇK-së

PDK-ja e shqetësuar që Specialja s’lejoi lirimin me kusht për Veselin, Krasniqin e Selimin

21/05/2025
Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

Qeveria gjermane ia vazhdon mandatin Bundeswehrit në Kosovë

21/05/2025
Caktohet data për konferencën mbi ecurinë e çështjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

OVL UÇK: Ndërkombëtarët të shqyrtojnë moslirimin e përkohshëm të ish-bashkëluftëtarëve nga Specialja

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Azemi: Rritja e sërishme e çmimit të rrymës është abuzim me durimin e qytetarëve

Azemi (LDK): I pari e kam shpalosur garën time për Ferizaj – s’ka ndryshuar asgjë

21/05/2025
“Kam me të vra”, dënohet me 1 vit e 3 muaj burgim gjakovari që kërcënoi me jetë bashkëshorten e tij

Dy persona në paraburgim për marrje ryshfeti

21/05/2025
Parashikimi i motit për sot

Më shpesh intervale me diell ditëve të ardhshme, temperatura deri në 25C e 26C

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.