Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se ditën e enjtë janë konfirmuar 14 raste të reja me COVID-19, përcjell Gazeta Papirus.
Në 24 orët e fundit janë kryer gjithsej 116 testime, nga të cilat 14 kanë rezultuar positive, kurse janë regjistruar 35 raste të shërimit të përsonave të infektuar.
Gjatë këtij 24 orëshi nuk është regjistruar asnjë rast me fatalitet, kurse numri i rasteve positive të të infektuarve me koronavirus në total arrin numrin prej 273,583./Gazeta Papirus/