Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një emision në RTK e ka pranuar që brenda Propozimit Evropian është edhe krijimi i Asociacionit.
Megjithatë, përkundër kësaj deklarate të Kurtit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se nuk do të ketë Asociacion.
Basha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk do të ketë Asociacion të Isa Mustafës, ashtu ‘qysh nuk ka Isa Mustafë sot’.
“Rrini sh’lirë sepse nuk do të ketë Asociacion të Isa Mustafës , qysh edhe nuk ka Isa Mustafë sot. Sa kthehet Isa Mustafa, aq Asociacioni i ti.” – ka shkruar Basha në Facebook.