Muaji i Ramazanit do të fillojë nga nesër e enjte, 23 mars. Këtë muaj të shenjtë, të gjithë besimtarëve islam, ua kanë uruar zyrtarë politikë e shtetërorë.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar besimtarët.
“Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, të gjithë besimtarëve muslimanë u uroj agjërim të lehtë e të pranuar. Në këtë muaj të sakrificës dhe përkushtimit ndaj Zotit, le të mbizotërojë paqja, mirëkuptimi e solidariteti mes gjithë qytetarëve të vendit tonë. Paçi harmoni, begati e mirëqenie në mesin tuaj!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Ndersa edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar besimtarët muslimanë në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Në këtë muaj të sakrificës, shpresës dhe ngadhënjimit, le të gjejmë paqen, mirëkuptimin e kujdesin ndaj njëri tjetrit. Në veçanti, le të gjejmë solidaritenin ndaj atyre në nevojë”, shkroi Abdixhiku në një postim në Facebook.
Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kanë uruar besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Besimtarët myslimanë në Kosovë e mërgatë, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe Myftiun Naim Tërnava, i uroj për fillimin e muajit të Ramazanit. Rritja e besimit, forcimi i ndjenjës së sakrificës, vetëpërmbajtjes dhe mëshirës, janë disa nga vlerat e këtij muaji, të mishëruara me shqiptarët gjatë tërë historisë së tyre. Paçit agjërim të lehtë e të pranueshëm!”, shkroi Haradinaj.
Muajin e Ramazanit, besimtarëve islam ua ka uruare dhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Tomas Szunyog.
” Muaji i shenjtë i Ramazanit është përpara nesh. Iu uroj një agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve duke e ruajtur këtë traditë fisnike dhe duke e përdorur atë si kohë për t’u lutur, reflektuar, falur dhe bashkuar me solidaritet me të dashurit, miqtë dhe komunitetin e tyre”, ka shkruar Szunyog në Twitter.