GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Policia e Kosovës arreston një kontrabandist të shumëkërkuar

22/03/2023
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Policia e Kosovës arreston një kontrabandist të shumëkërkuar
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se një kontrabandist që ka qenë në kërkim të Policisë është arrestuar ditën e martë në Viti, përcjell Gazeta Papirus.

Njësitë Policore Tasfkorce nga Policia Kufitare njoftojnë se kanë ndaluar një automjet transportues Mjak të Vitisë me dy të dyshuar meshkuj Kosovar, ku për njërin nga të dyshuarit kishte urdhër arrest aktiv të lëshuar nga Gjykata kompetente.

Policia ka bërë kontrollimin e automjetit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar sasi të mallrave për të cilat nuk posedonin dokumente përkatëse dhe te dyshuarit kanë deklaruar se malli është futur përmes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dorzuar në stacion Policor dhe malli i konfiskuar është dërguar në dogan të Kosovës.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

“Arrestohet kontrabandisti i kërkuar

Prishtinë, 22 mars 2023

Policia e Kosovës, në vazhdën e aktiviteteve për luftimin e kriminalitetit si dhe dukurive të tjera negative, ka identifikuar një person të dyshuar me urdhërarrest aktiv dhe ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në Viti.

Me datën 22 mars 2023, rreth orës 07:00, njësitë policore Taskforcë nga Policia Kufitare kanë ndaluar një automjet transportues në Mjak të Vitisë, me drejtues dhe pasagjer, dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë legjitimimit të tyre ka rezultuar se i dyshuari, drejtuesi i mjetit, me iniciale I. M., viti i lindjes 1993, kishte urdhërarrest aktiv të lëshuar nga gjykata kompetente, ku përveç kësaj po ashtu është vërtetuar se edhe mjeti të cilin e drejtonte ishte pa regjistrim valid.

Pas veprimeve të ndërmarra është realizuar edhe një kontroll në automjetin e lartcekur, me ç’rast janë gjetur dhe janë konfiskuar një sasi e mallrave si në vijim:

  • 40 thasë fara kungulli x 25 kg= 1000 kg,
  • 50 pako arra të qëruara x10.5kg= 525kg, për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumente përkatëse dhe se të njëjtit po ashtu kanë pranuar se malli i ngarkuar është futur përmes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në Republikën e Kosovës.

Lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, i dyshuari i cili kishte urdhërarrest i është dorëzuar stacionit policor përkatës për procedura të mëtejme. Malli i konfiskuar i dorëzohet Doganës së Kosovës, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt”/Gazeta Papirus/

Tags: arrestimeDogana e KosovësPolicia e Kosovës
ShareTweetShare
Previous Post

Rilind Hetemi i bashkohet Kombëtarës së Kosovës për Evropianin “Sllovakia 2025”

Next Post

Vjosa Osmani dhe Arben Vitia në QKUK planifikojnë të fillojnë shërbimet Fertilizim të Asistuar Mjekësor

Lajmet e fundit

Detyrat që e presin Igli Taren te Milani, pas nënshkrimit të kontratës

Detyrat që e presin Igli Taren te Milani, pas nënshkrimit të kontratës

23/05/2025
EULEX-it i zgjatet mandati edhe për dy vjet

EULEX-it i zgjatet mandati edhe për dy vjet

23/05/2025
Shkodrani hero në Londër, shpëtoi nga mbytja vajzën 7 vjeçe

Shkodrani hero në Londër, shpëtoi nga mbytja vajzën 7 vjeçe

23/05/2025
Pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në veri, Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri

Pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në veri, Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri

23/05/2025
Lutfi Haziri shpall kandidaturën: Do të jem kandidat për kryetar të Gjilanit

Zyrtare: Lutfi Haziri nuk do kandidoj për Kryetar të Gjilanit

23/05/2025
Arsimtari i muzikës, vëllai i Sekretarit të MKRS-së transferohet në Bibliotekën Kombëtare

Arsimtari i muzikës, vëllai i Sekretarit të MKRS-së transferohet në Bibliotekën Kombëtare

23/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Detyrat që e presin Igli Taren te Milani, pas nënshkrimit të kontratës

Detyrat që e presin Igli Taren te Milani, pas nënshkrimit të kontratës

23/05/2025
EULEX-it i zgjatet mandati edhe për dy vjet

EULEX-it i zgjatet mandati edhe për dy vjet

23/05/2025
Shkodrani hero në Londër, shpëtoi nga mbytja vajzën 7 vjeçe

Shkodrani hero në Londër, shpëtoi nga mbytja vajzën 7 vjeçe

23/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.