GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Indicent mes dy anëtarëve në Odën e Avokatëve/ “Më ka sha me nanë”

21/03/2023
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Indicent mes dy anëtarëve në Odën e Avokatëve/ “Më ka sha me nanë”
Share on FacebookShare on Twitter

Një incident ka ndodhur sot mes dy anëtarëve të Këshillit Drejtues – kryetarit të degës regjionale të Prishtinës, Nasuf Hasani dhe kryetarit të degës regjionale të Gjakovës, Ergjyment Barbullushi.

Mbledhja që u mbajt sot e Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës të martën, u përcoll me tensione të shumta, sidomos kur u diskutua për dorëheqjen e drejtorit ekzekutiv Besim Curri.

Në një pauzë të mbledhjes, ndodhi një incident mes dy anëtarëve të Këshillit Drejtues – kryetarit të degës regjionale të Prishtinës, Nasuf Hasani dhe kryetarit të degës regjionale të Gjakovës, Ergjyment Barbullushi.

I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, Hasani e konfirmoi se ka ndodhur incidenti me Barbullushin, pasi sipas tij ky i fundit e ka sharë. I njëjti tha se gjendet në Polici.

“Po jam në Polici, kush është vëlla. Po, më ka sha Ergjyment Barbullushi 3-4 herë, më ka sha me nanë për shkak të dorëheqjes të drejtorit ekzekutiv. Kurgjo, ai më ka sha me nanë, domëthanë kena dashtë me u kacafyt, ka ndërhy polici, qekaq”, tha Hasani.

Në anën tjetër, Barbullushi, tha se nuk mund të diskutojë asgjë, ngase ia ka ndaluar Policia.

“Nuk muj me diskutu kurgjo, për shkak se policia ma ka ndalu, po më vjen keq. Përndryshe kam qejf me kontribu, me bisedu, me jep informacion, po veç sa ken këtu m’i thanë qito fjalë. Tash s’po muj me i shkel janë t’u bo procedura hetimore”, tha Barbullushi.

Ndryshe, mbledhja e Këshillit Drejtues të OAK-së kishte 9 pika në rend dite. Ndër to, ishte edhe miratimi i raportit financiar, për të cilin kishte disa vërejtje, por u miratua me shumicë votash.

Ndërsa, kur u diskutua lidhur me dorëheqjen e drejtori ekzekutiv të OAK-së, Besim Curri, njëri nga anëtarët tha se dorëheqja konsiderohet si ndërprerje e njëanshme e marrëdhënies së punës.

Kurse, kryetari i Odës, Behar Ejupi tha se në bazë të dorëheqjes, kuptohet pse ka dhënë dorëheqje Curri.

“Du me dëgju një përmbledhje të asaj që dëgjova nga ju, Oda e Avokatëve është e hapur për të gjithë anëtarësinë dhe publikun. Është fat i mirë që ne sot po iu drejtohemi anëtarësisë përmes Facebook-ut. E kam thanë që në bazë të normativës që është në fuqi, kryetari e mbikëqyr drejtorin, ashtu është e rregullume me normativë.

“Por, unë nuk mund të kontrolloj askënd në asnjë moment kur mund të dalë eventualisht ndonjëherë nga zyra. Përgjatë kohës sa e ka kryer detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme, ka qenë në rregull. Në bazë të dorëheqjes së drejtorit, kuptohet pse jep dorëheqje. Unë në asnjë moment, në asnjë rrethanë kurrë nuk do t’i mbajë anën asaj që e dëmton imazhin e Odës, Oda është mbi gjithë ne dhe mbi mua si kryetar. Në rastin konkret, ne kemi një dorëheqje nga pozita e drejtorit ekzekutiv, kjo dorëheqje ka ardhë si rezultat i asaj që unë e kam thirrë në takim”, tha Ejupi.

Mirëpo, ai përmendi një rast për të cilin, sipas tij, nuk kishte reaguar fare Këshilli Drejtues.

“Me vjen keq për një çështje, por me vjen mirë për një çështje tjetër. Për cilën me vjen keq, nëse hyn në internet e shohim “Skandaloze drejtori ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, i kërkon kandidates që intervistën për punësim ta zhvillojë në hotel”. Ky Këshill Drejtues kurrë për atë drejtor që më ka shku mendja nuk ka marrë vendim”, tha ai.

Tags: Oda e Avokatëve të Kosovës
ShareTweetShare
Previous Post

VIDEO | 200 metra afër, incidenti i dy avionëve në qiellin e Kosovës

Next Post

Berisha: Plani franko gjerman na rikthen tek formulat e Millosheviqit

Next Post
Hisen Berisha: BIA serbe, ndihmon Albinin me ua mbyllë gojën mediave të pavarura

Berisha: Plani franko gjerman na rikthen tek formulat e Millosheviqit

Lajmet e fundit

Incidenti i Vjosa Osmanit në Aeroportin e Shkupit, flet Kryetari i Kuvendit të RMV-së: Mora veprime që të mos esklaojë situata

Incidenti i Vjosa Osmanit në Aeroportin e Shkupit, flet Kryetari i Kuvendit të RMV-së: Mora veprime që të mos esklaojë situata

22/05/2025
Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Arrestime në Fushë Kosovë e Malishevë për propagandë dhe ideologji terroriste

22/05/2025
‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

22/05/2025
Rohde: Liria e medias në Kosovë është në trend brengosës

Rohde: Liria e medias në Kosovë është në trend brengosës

22/05/2025
Kryediplomatja evropiane sot në Kosovë, takime me liderët e partive e konferencë për media

Kryediplomatja evropiane sot në Kosovë, takime me liderët e partive e konferencë për media

22/05/2025
Moti për sot: Me diell e shi

Moti për sot: Me diell e shi

22/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Incidenti i Vjosa Osmanit në Aeroportin e Shkupit, flet Kryetari i Kuvendit të RMV-së: Mora veprime që të mos esklaojë situata

Incidenti i Vjosa Osmanit në Aeroportin e Shkupit, flet Kryetari i Kuvendit të RMV-së: Mora veprime që të mos esklaojë situata

22/05/2025
Aksion policor në Njësinë e Patentë Shoferëve në Prishtinë

Arrestime në Fushë Kosovë e Malishevë për propagandë dhe ideologji terroriste

22/05/2025
‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

22/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.