Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka rikujtuar se Trusti Pensional mbetet pa Bord për t’i tërhequr mjetet nga tredhet dhe fondet që janë në rënie.
Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka përmendur se “disa banka në ShBA kanë falimentuar dhe një bankë në Zvicër është në vështirësi”.
“Qeveri funksionale Kosova nuk ka. Por nuk ka as President për tu kujdesur që institucionet kushtetuese janë funksionale.” – ka shkruar ai tutje.
Në fund, ai ka thënë: “Qeveri funksionale Kosova nuk ka. Por nuk ka as President për tu kujdesur që institucionet kushtetuese janë funksionale”.
Postimi i plotë:
Disa banka në ShBA kanë falimentuar. Një bankë në Zvicër është në vështirësi.
Ndërkaq, mjetet e investuara të Trustit Pensional janë pa zot. Trusti nuk ka Bord për t’i tërhequr mjetet nga tregjet dhe fondet që janë në rënie. Humbjet janë me miliona.
Nuk ua dhanë një pjesë të kursimeve qytetarëve, siç u kërkua me projekligjin e inicuar me peticion nga qytetarët. Tani ato kursime po avullohen në tregje financiare pasi nuk ka kush t’i kthejë në Kosovë për t’i mbajtur si para të gatshme.
Qeveri funksionale Kosova nuk ka. Por nuk ka as President për tu kujdesur që institucionet kushtetuese janë funksionale.