Sot në orët e para të mëngjesit në pikë kalimin kufitar të Vërmicës është paraqitur automjeti me targa të Republikës së Shqipërisë i drejtuar nga një shtetas shqiptar. Automjeti është ndaluar per kontroll dhe në pyetjen se a keni diçka të deklaroni, vozitësi ka deklaruar se nuk posedon asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit së bashku me policin është bërë ekzaminimit fizik i automjetit. Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare në vlerë prej 28650.00 euro të padeklaruara”, thuhet në njoftimin e Doganës.