Një person në Lipjan është shoqëruar në polici pasi i janë sekuestruar substance narkotike.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, të martën.
”Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e shitblerjes së substancave narkotike“.
”Një nga kontrollet është ndërmarrë sot rreth orës 09:00, në Lipjan. Mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, është kryer një kontroll ndaj një personi të dyshuar, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar sasi e substancës narkotike“, thuhet në njoftim.
”Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, ndaj personot të dyshuar K.Sh, (mashkull), është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge“, përmbyllet njoftimi.