Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, dënon me 13 vjet e 6 muaj burg shtetasin Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici).
Për shkak të gjykimit të shkurtuar pas uljes së 1/3 të masës së dënimit, i pandehuri Jetmir Kastrati (alias Sokol Krasnici) është dënuar përfundimisht 9 vjet burgim, dënim të cilin duhet ta vuajë në burg të sigurisë së lartë, përcjell Gazeta Papirus.