Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt ka thënë se formulimi për vetëmenaxhim i përket Konventës Kornizës për mbrojtjen e pakicave kombëtare të Këshillit të Evropës.
Kështu u shpreh Kurti të martën pas konferencës nacionale me temë “Profesionistët e punës sociale në sistemin e mbrojtjes sociale”.
“Do të duhej që atë formulimin për vetë menaxhimin e komunitetit serb të adresohen çështjet që neve na paskan ngelur pa u përmbushu. Për neve bëhet fjalë për një formulim që i përket në mënyrë shumë besnike dhe të saktë Konventës Kornizës për mbrojtjen e pakicave kombëtare të Këshillit të Evropës”, tha ai.
Më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, pas më shumë se 12 orë negociatash mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq është arritur marrëveshje mbi Aneksin e implementimit të Planit evropian për dialogun, por pa nënshkrim të palëve. Megjithatë, shefi i diplomacisë së BE-së, Joseph Borrell, ka thënë se marrëveshja dhe aneksi për zbatimin e saj konsiderohen të aprovuara.