Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilën korrupsioni serioz qeveritar dhe mungesa e hetimeve për dhunën me bazë gjinore janë përmendur si disa prej problemeve më serioze në Kosovë, përcjell Gazeta Papirus.
Sipas Krasniqit, ky raport shpërfaq dështimin e Qeverisë Kurti për të ndërtuar institucione kredibile, të përgjegjshme dhe të pakorruptuara në njërën anë dhe, në anën tjetër, dështimin për krijuar një ambient ku vajzat dhe gratë janë të sigurta.
Ai tutje potencoi se ky raport “është historia e vërtetë e kësaj Qeverie”.
Deputeti Krasniqi theksoi se “si emërues i përbashkët i cili vulosë të gjitha këto gjetje që karakterizojnë Qeverinë Kurti, mbetet ambasadori Martin Berishaj, i cili, përkundër raportimeve, fakteve dhe akuzave, vazhdon të mbetet në detyrë pa dhënë asnjëherë llogari për miliona euro të shpërdoruara e të dyshimta”.
Krasniqi thotë se me kryeministrin Kurti në qeverisje dhe ambasadorin Berishaj, raportet për Kosovën do të vazhdojnë të përkeqësohen vazhdimisht.
Korrupsioni serioz qeveritar dhe mungesa e hetimeve dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, janë përmendur si disa prej probleme më serioze në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejta të Njeriut, në pjesën për Kosovën.
Probleme tjera në raportin për vitin 2022 përfshijnë edhe format tjera të dhunës, si dhe krime apo kërcënime ndaj minoriteve etnike e grupeve tjera të margjinalizuara.
Postimi i plotë i tij: