Lidhur me atë nëse pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën tash do ta bëjnë këtë pasi presidenti i Serbisë në Ohër dha pëlqimin për zgjidhjen paqësore evropiane me Kosovën, bashkëbiseduesit e Danas janë unanim në përgjigjen e tyre negative, transmeton Gazet Papirus.
“Nuk mendoj se është realiste të pritet që vendet anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën ta bëjnë këtë në të ardhmen e afërt për shkak të marrëveshjes në Ohër. Secili prej tyre është i vendosur të mos e njohë Kosovën për shkak të problemeve të tyre të brendshme territoriale. Nuk duhet të kemi iluzione se, për shembull, Qiproja apo Spanja nuk e kanë njohur Kosovën deri më tani për faktin se Serbia nuk e ka bërë një gjë të tillë” thotë Sofija Popoviq, gazetare e portalit European Western Balkans për Danas.
E pyetur nëse Aleksandar Vuçiq dha dritën jeshile në Ohër që pesë anëtarët e BE-së të njohin Kosovën, Biljana Gjorgjeviç, deputete, i tha Danasit se nuk ishte kështu.
“Unë do të thosha se nuk është, veçanërisht për shkak se marrëveshja bazë është e pamjaftueshme, dhe aneksi i zbatimit është edhe më pak i saktë, aq sa pa shtimin e tij është e vështirë të flitet për zbatimin” mendon ajo.
Mirëpo, Sofija Popoviq më tej thekson se ato pesë vende do t’i zbusin shumë qëndrimet e tyre për këtë çështje, kur të vijë momenti për përparimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së apo NATO-s./Gazeta Papirus/