Ditën e hënë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim abmbasadorët e akredituar të vendit, takim i cili është zhvilluar në ndërtesën e qeverisë, përcjell Gazeta Papirus.
Kurti deklaroi se në këtë takim ai e ka informuar trupin diplomatik për marrëveshjen e arritur në Ohër dhe rezultatet e arritura gjatë gjithë takimit.
Kryeministri i vendit tha se marrëveshja është për të dyja plaët, prandaj edhe aneksi i kësaj marrëveshjeje i obligon të dyja që t`i respektojnë të gjitha nënët e saj.
Si përfundim, Kryeministri Kurti tha se Kosova është e përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv, edhe pse Serbia është duke e shmangur nënshkrimin e tij.
Postimi i plotë i tij:
“Aneksi i negociuar në Ohër thotë se Palët do të respektojnë TË GJITHA nenet e Marrëveshjes. Unë informova trupin diplomatik për këtë dhe rezultatet e tjera të bisedimeve të kësaj fundjave. Ndërsa Serbia vazhdon të shmangë nënshkrimin, ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv me mirëbesim.”/Gazeta Papirus/