Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj vlerëson se janë tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë Kosova qysh në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes kornizë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
E para, sipas Haradinajt, ta arrijë partneritetin për paqe si fazë e parë e anëtarësimit në NATO, e dyta, të rikthehet në agjendën integruese evropiane, duke e rikthyer edhe procesin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës, si dhe e treta, ta rivendosë rendin dhe ligjin në veri dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale atje.
“Krahas obligimeve të marra, këto duhet të jenë prioritetet e Qeverisë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjës së Ohrit!”, shkruan ai.