“Otadžbina“, lëvizja që tubon një grup politikanësh serbë që dikur kishin goxha pushtet në Kosovë, sidomos në veri, thanë se pranimi i planit evropian është heqje dorë e Vuciqit dhe pushtetit në Beograd, nga Kosova.
“Vuciq pranoi të zbatohet në praktikë plani franko-gjerman, që në të vërtetë do të thotë se Serbia hoqi dorë nga krahina e saj jugore”, thuhet në një kumtesë të “Lëvizjes Popullore të Serbëve të Kosovës e Metohisë”. “Serbia pranoi tërësinë territorialë, pavarësinë dhe sovrantietin e të vetëshpallurës republikë e Kosovës e po ashtu u obligua ta njohë stemën, himnin, pasaportat dhe ta hap ambasadën e saj në Prishtinë, e separatistët në Beograd”.
Pos për tradhti të madhe kombëtare, “Otadžbina“, akuzoi Vuçqin edhe për gënjeshtra e mashtrim të serbëve në Serbi e në Kosovë.
“Aleksandar Vuciq hoqi dorë nga Kosova e Metohia dhe për t’i mashtruar qytetarët për këtë, ai flet për ‘Bashkësinë e Komunave serbe’, e cila në fakt e në përmbajtje, do të thotë hiq më shumë se një autonomi kulturore e serbëve në kuadër të Kosovës së pavarur”.
Ndër liderët kryesore të “Otadžbina“ janë politikani i dikurshëm me shumë ndikim në veri të Kosovës, Marko Jakshiq dhe ish kryetari i Zubin Potokut, Slavisha Ristiq.