Këngëtarja Leonora Jakupi ka bërë të ditur se do marshojë së bashku me protestuesit tjerë të dielën, më 2 prill, në mbështetje të luftës së UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre.
Kështu ka njoftuar Leonora përmes një postimi në Instagram.
Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.