Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin 24 orësh ka konfirmuar se numri i të infektuarve me COVID-19 është shtuar për 8 persona, përcjell Gazeta Papirus.
Në këtë raport thuhet se në 24 orët e fundit janë kryer gjithsej 57 testime, prej të cilave kanë rezultuar 8 pozitive me koronavirus.
Gjithashtu, IKSHPK njofton se 28 raste janë shëruar dhe nuk është regjistruar asnjë vdekje.
Ndërkaq, numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë aktualisht është 273,557. /Gazeta Papirus/