Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq tha se Serbia në takimin në Ohër ka arritur të mbrojë interesat e saj kombëtare me politikën e mençur të presidentit Aleksandër Vuçiq, transmeton Gazeta Papirus.
Ai shtoi se Serbia duhet të dialogojë dhe të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën duke iu përmbajtur vijave të kuqe.
Daçiq deklaroi në TV Pink se të shtunën në takimin në Ohër është bërë gjithçka në përputhje me politikën shtetërore të Serbisë dhe sigurimin e rrugës së saj të mëtejshme evropiane.
“Kishte rrezik që Serbia të ishte ajo që do të akuzohej për kolapsin e dialogut, ju kujtoj se Albin Kurti këmbënguli në njohjen reciproke, deklaroi se nuk do ta pranonte kurrë bashkimin e komunave serbe, dhe vendosi një milion kushte për formimin e asociacionit”, tha Daçiq. /Gazeta Papirus/